Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, Bardhi ka shkruar se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim dhe se zvarritja që po bëhet është e paligjshme.
2/2. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 13, 2023
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”, ka shkruar Bardhi.