Komiteti i Apelit i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka refuzuar ankesat e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, dhe nënpresidentit Michel Platini kundër pezullimit 90-ditor nga të gjitha aktivitetet e futbollit.

Ata janë pezulluar në muajin tetor, ndersa Komiteti për Etikë i FIFA-s të hetojë akuzat për korrupsion kundër tyre.

Blatter, 79 vjeç, akuzohet për nënshkrimin e një kontrate “të pafavorshme” për FIFA-n dhe për një “pagesë të paligjshme” për presidentin e UEFA-s, Platini.

Të dy ata mohojnë çdo shkelje.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: