Festa e titullit në Napoli ka mbërthyer prej kohësh të gjithë qytetin. Këtë të martë, autoritet lokale zhvilluan një takim me presidenti De Laurentiis, me këtë të fundit që kërkonte spostimin e ndeshjes Udinese-Napoli në orën 18:30 në mënyrë që të jepte kohë ekipit për të festuar së bashku me tifozët.

Kjo kërkesë e De Laurentiis është refuzuar duke bërë që sfida Udinese-Napoli të luhet sipas programit, të enjten në orën 20:45.

Në stadiumin “Maradona” do të instalohen ekrane gjigante në mënyrë që tifozët të kenë mundësi që së bashku të festojnë këtë arritje historike, titullin e tretë kampion në Serie A.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb