Boris Johnson ka vendosur të marrë pjesë në një konferencë tjetër kundrejt pagesës pas asaj në Kolordao ku foli në një konferencë tjetër në lidhje me industrinë e kompanive të sigurimit për t ëcilën raportohet se u pagua rreth 150 mijë dollarë.

Këtë herë Johnson ka nënshkruar një kontratë për paraqitjen e tij në një konferencë ndërkombëtare të kriptomonedhave në Singapor muajin e ardhshëm.

Ish-kryeministri birtanik, i cili muajin e kaluar braktisi ofertën për të bërë një kthim në Downing Street do të paraqitet në një konferencë mbi Blockchain më 2 dhjetor në Singapor.

Raportohet se Johnson do të jetë folësi kyresor në mbledhjen njëditore, e cila do të mbahet në hotelin InterContinental me pesë yje të qytetit-shtet, ndërsa ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së Dick Cheney është gjithashtu i listuar si folës i ftuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb