Një ditë më parë, mediat turke shkruanin se Aston Villa, klubi i Premier League, vijon të jetë e interesuar për shërbimet e Ernest Muçit, nuk e kishin harruar që nga koha kur talenti kuqezi i realizoi 3 gola në dy ndeshje në Confernece League. Për të zbuluar disa prapaskena interesante ka menduar presidenti i Beshiktash, Hasan Arat.

Beshiktash
Beshiktash

Numri një i klubit turk zbuloi se për Muçin interesohet një klub i rëndësishëm Evropian, madje sipas tij, i kanë ofruar 20 milionë euro për kartonin e Muçit: “Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, u shpreh Arat. Gjithnjë sipas mediave turke, ka qenë pikërisht klubi i Aston Villa-s që e ka bërë këtë ofertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb