Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi në një intervistë për News24 se sulmi ndaj televizionit News24 është dëshmi e regresit të lirisë së medias në Shqipëri.

Ai akuzoi qeverinë si një regjim autoritar që nuk respekton vendimet e gjykatave dhe përdor forcat e sigurisë kundër gazetarëve.

Sipas tij, në vendin tonë po cenohet rëndë liria e shprehjes dhe nuk ka më kushte për integrim në BE.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi: Lajmi për agresionin në News24 ishte lajm i hidhur, por jo i befasueshëm. Ne tashmë jemi në një regjim. Liria e shprehjes po asgjësohet përditë. Regjimi në 12 vite mbylli 3 TV. Ishte për të ardhur keq që shumë kolegë tuaj nuk u solidarizuan me ju. Për këtë regjim, ligjet janë letra pa vlerë. Kjo qeveri nuk zbaton vendimet e gjykatave. Jemi në një regjim autoritar, që po kthen dhe nenin 55 me ndryshimet në Kodin Penal. Askush mos të mendojë se me këtë qeveri mund të ketë integrim në BE. Nuk ka pasaportë europiane, aty ku liria e fjalës kufizohet dhe përdoret policia e ushtria për të ndaluar gazetarët në misionin e tyre.

Kemi pasur reagime nga organizata botërore për faktin që në vend nuk ka liri të medias. Arben Ahmetaj e ka denoncuar se kemi të bëjmë me organizatë mafioze, këtu mafia ka shtetin në dorë. Këtë polici bandite e pamë dhe në rrëmbimin kriminal të Metës, sepse bosët e krimit nuk i prek kush, janë në liri, se nëpërmjet bandave Edi Rama vjedh zgjedhjet, përmes tyre frikëson qytetarët dhe përmes tyre qëndron në pushtet. Në pushtet është një bandë që nuk pyet për ligje. Kishte shumë që mendonin se Edi Rama do reformimin e drejtësisë, por Rama e kapi drejtësinë. Edi Rama vahdon të prishë pronat e shqiptarëve siç bëri në Theth. Vijon masakra urbane e Ramës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: