“Oligarkët që ka krijuar PD janë në shërbim të Ramës, por janë edhe me Berishën”, kështu deklaroi Ervin Salianji.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji solli në vëmendjen edhe sulmin e bërë ndaj “News24”, duke theksuar se në regjim, vendosin tritol, dhe se gjithashtu vijnë edhe gjobat.
“Në Rusi ka vdekur burgjeve kryetari i opozitës. Në regjim të shkon biznesi keq. Këtu ku jemi kanë vendosur tritol, i vendosin 2-3 mln euro gjoba në javë”, tha ai.
Gjithashtu nënvizoi se PD duhet të jetë një parti që i shërben interesave të qytetarëve.
“Në momentin që unë mendoj që PD është bandë unë nuk rri më në politikë. Por PD duhet të jetë një parti që t’i shërbejë interesave të qytetarëve. Kam pasur unë vendimmarrje për të krijuar ndonjë biznesmen oligark? PD i ka krijuar oligarkët, Ervin Salianji apo Sali Berisha? Sot PD që nuk flet për asnjë rast…Problemi është se oligarkët e krijuar në kohën e PD sot janë me Edi Ramën por janë edhe me Sali Berishën. A jemi në regjim? Unë bie dakord që këtu jemi në regjim dhe regjimi nuk të lë që opozitarët të kenë biznese mire. Hajde i kontrollojmë bizneset e opozitarëve…. Një regjim që të lë të bëhesh milioner dhe ti je kundershtar, nuk shkon… Këtu ku jemi kanë vendosur tritol”, tha ai.
