SHBA– Regjisori amerikan Rob Reiner, 78 vjeç dhe bashkëshortja e tij Michele Singer 68 vjeçe janë gjetur pa jetë në vilën e tyre në Brentwood në Los Angelos.
Sipas mediave ndërkombëtare, nga këqyrja e trupave janë konstatuar plagë me thikë. Çështja ende po hetohet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Ndërsa paraprakisht dyshohet se autor të jetë djali i tyre Nick.
Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…”,i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij.
Ndërsa Rob ishte regjisor gjatë më shumë se 35 viteve të martesës së tyre.
Çifti kishin tre fëmijë së bashku; Jake, Nick dhe Romy. Rob ka gjithashtu një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall.
