Presidenti i UET, Selami Xhepa i ftuar në rubrikën ‘’ Opinion’’ në News24 ka folur për raundin e parë të regjistrimeve në universitete.

Xhepa thotë se pavarësisht pandemisë, si në universitetet publike dhe private nuk kanë rënë regjistrimet, madje kërkesa është plotësuar që në raundin e parë, dhe raundi i dytë do të shërbejë vetëm për rialokimet e kërkesave të studentëve.

Për më tepër, Xhepa tregon se në UEF këtë vit ka një prurje më të madhe studentësh cilësorë që s’kanë pasur mundësi të ikin jashtë shtetit për të studiuar prej masave të COVID-19.

Xhepa shpjegon edhe mënyrën se si zhvillohet mësimi në UET, duke theksuar se universiteti ku ai është President mësimin online e kishte si platformë, por gjatë pandemisë atë e ktheu në kryesore.

Edhe me vitin e ri akademik, UET do të zhvillojë leksione online për klasat ku është e pamundur distancimi social, kurse seminaret do të jenë në klasa për të lidhur më shumë nevojën e studentëve për të qenë pranë kolegëve dhe pedagogëve.

 

 

”Çdo vit i ri akademik ka vështirësitë veta, por ky vit, fillimi i këtij viti kishte ankthin e regjistrimeve. Ka shkuar normalisht. Ka vazhduar si në periudhat e kaluara. Po forcohet e njëjta tipologji sjelljeje si më parë tek studentët.

Regjistrimet janë njësoj, pra 20% janë tek universitetet private. Kemi një numër më të madh prurjesh cilësore. Maturantë që s’kanë pasur mundësi të iknin prej masave të pandemisë, kanë vendosur të studiojnë këtu. Nxënës me mesatare shumë të mirë mbi 9.5.

Të gjitha universitetet private janë në të njëjtat sjellje. Edhe tek publiket kuotat janë 80% të realizuara, sigurisht ato më të kërkuara.

Kërkojmë që inxhinieritë, aplikimet inxhinierike, pra ka nëj lloj prirje për të shkuar tek degët që të çojnë tek tregu i punës, dizajni, informatika por mbeten ende lart edhe degët tradicionale ekonomi, juridik.

 

Fakti që raundi i parë ka plotësuar një pjesë të madhe të kërkesës. Raundi i dytë mbetet për të rialokuar studentët që nuk i është plotësuar kërkesa e parë.

Fjala vjen, student që ka mesatare të lartë dhe s’ka përfituar në raundin e parë, mund të fitojë në raundin e dytë me shumë mundësi.

Të studiuarit online, është një praktikë goxha e hapur sidomos në dekadën e fundit. Brezi i ri, ata që kanë lindur në vitet ’90 dhe 2000, janë përdorues të mëdhenj të teknologjisë.

Në Shqipëri s’ka pasur hapësira për këtë, por vendet e botës i kanë. Ne si UET e kemi si instrument ndihmës. Ne vijuam të përdorim platfromën gjatë pandemisë, por si kryesore.

Kemi klasa të mëdha, do të vijojmë mësim online për leksionet, ose grupet më të vogla mund të vijnë më shpesh, pra do rrisim ngarkesën për seminaret. Është thelbësore për të krijuar komunitetin. Pra jeta në universitet është netëork. Jo vetëm studentët mësojnë nga pedagogët, por dhe pedagogu mëson nga studenti.

Universiteti shqiptar ndër vite manifeston probleme, ende pa zgjidhur problemet e vjetra dhe jo më problemet e reja. Problemet janë mjaft komplekse. Lidhen me kapacitetet e stafeve akademike, modernizimin e rrugës universitare, bashkëpunimi i departamenteve me tregun e punës, përputhja e kurrikulave. Ka raporte serioze e studime që nënvizojnë problemet që përballet arsimi jonë i lartë.

Por politikbërësit nuk kanë stomakun për të përtypur këto probleme dhe për t’i zgjidhur studentëve këto probleme.”- tha Xhepa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb