Numri i rasteve me koronavirus në Rusi u rrit me një rekord të përditshëm kombëtar prej 1 400 personash, ndërsa në vend janë kryer një milion teste.

Rastet në Rusi janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rreth 1 000 në ditë që nga e hëna. Vendi ka regjistruar 10 131 të infektuar dhe 76 viktima nga virusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: