Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, njoftoi 3625 raste të reja të Covid-19, nga të cilat 16 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 554,055. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 296. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,904 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimet e pacientëve të rinj të Covid -19 në spitalet e territorit janë 267. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 30, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,328 vdekje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: