Transferimi i Rei Manaj te Sivasspor po rezulton një goditje e madhe për klubin turk. Në sezonin e tij të parë me këtë skuadër, Manaj i ka bërë tifozët të dashurohen me të, pasi ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme.

Ndeshja ndaj Fenerbahces, e luajtur të hënën në Yeni 4 Eylül Stadyumu (Sivas), nuk ka qenë e zakonshme për sulmuesin shqiptar.

Lojtari kuqezi, i cili ka realizuar 16 gola në kampionat,  është futbollisti që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e klubit turk brenda një sezoni. Për këtë arsye, ai u nderua me një çmim, i akorduar nga presidenti Mecnun Otyakmaz.

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke duartrokitur tifozët për mbështetjen, Manaj më pas bëri fotografitë përkatëse.

Sulmuesi “tundi rrjetën” ndaj Fenerbahces në pjesën e parë, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Me paraqitjet e bëra në këtë vit futbollistik te Sivasspor, shanset që 27-vjeçari të jetë pjesë e listës së trajnerit të Shqipërisë për Europianin janë të mëdha.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: