Prezenca e OSBE në Tiranë mbështet fushatën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, për të publikuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe duke bërë thirrje për përmbushjen e tyre.

Në një postim në “Facebook”, OSBE publikon gjetjet e raportit përfundimtar për zgjedhjet, ndërsa iu bën thirrje autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim.

“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet në postim.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Celibashi publikoi rekomandimin 23 dhe të fundit të raportit të ODIHR, ndërsa shkruante se “??????????? ? ??-të dhe i fundit i Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri! Koha për t’i përmbushur ka filluar!”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb