SHBA

SHBA-ja ka regjistruar një tjetër rekord rastesh pozitive dhe vdekjesh me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 210 mijë raste të reja me koronavirus dhe 2900 të vdekur sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Kjo është shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë së Covid-19. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Deri tani në SHBA janë regjistruar 14,143,801 të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur, 276,366 persona.

Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë në botë janë shënuar 65,235,456 të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë vdekur 1,506,601 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: