Nottingham Forest ka arritur një rekord historik në futbollin britanik, me nënshkrimin e 21 lojtarëve në një merkato të vetme.

Asnjë klub tjetër, jo vetëm në Premier League, por në të gjithë Britaninë e Madhe nuk e ka arritur kurrë këtë shifër transferimesh brenda një merkatoje të vetme.

Rekordi më parë mbahej nga klubi skocez, Dunde United, i cili afroi 19 lojtarë në vitin 2000, por me ardhjen e Batshuajit dhe Loik Balde së fundmi, klubi më i vjetër në botë bëhet kështu rekordmen i merkatos.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb