Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë.

Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme të enjten në orën 10:00.

Por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shty për javën e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: