Bologna po i mahnit të gjithë me paraqitjet e këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta është momentalisht në vendin e katërt, pas fitores 1-2 në fushën e Salernitanës.

Në Stadio Arechi (Salerno), ish-lojtari i Bayern Munchen, Zirkzee ishte protagonist absolut me dopietën e tij, duke e shndërruar në të pavlefshëm golin e Simy-t në pjesën e dytë. Skuadra nga Bologna ka grumbulluar deri më tani 25 pikë, në 15 javët e para të kampionatit. Ndeshja e radhës për ta është një prove e vërtetë force, pasi përballë do të jetë Roma.

Bologna synon që të mbyllë kampionatin sa më lart të jetë e mundur, e pse jo të ëndërrojë për një vend në Europë! Sa i takon ndeshjeve me skuadrat e mëdha, ky ekip ka barazuar me Inter 2-2 ndërsa ka mundur minimalisht 1-0 Lazion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: