Shqipëria humbet terren 24 orë përpara ndeshjes me Danimarkën. Kombëtarja kuq e zi ka lëshuar terren në renditjen mujorë të FIFA-s. Pas klasifikimit historik, e 22-ta, në renditjen botërore, tashmë Shqipëria pozicionohet në vendin e 25-të.
Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi ka humbur tre vende. Vendin e kombëtares e ka zënë pikërisht rivali ynë i së premtes, Danimarka. Një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në grupin I, Franca ka kaluar Shqipërinë duke u renditur në vendin e 24-të. Vijojnë të mbeten shumë pas, përfaqësueset e Greqisë dhe Serbisë. Për sa i përket tre skuadrave të para, renditja botërore kryesohet nga Argjentina, Belgjika dhe Gjermania.
(e.shkambi/BalkanWeb)
