Së fundmi, është publikuar edhe renditja e re e FIFA-s, pas ndeshjeve të kombëtareve. Kuqezinjtë e Maran janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditen në vendin e 66-të në botë.
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë në muajin nëntor, ku do të kërkojë të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.
Ndërkohë, Kosova ka shënuar një përmirësim prej dy pozicionesh dhe ndodhet në vendin e 76-të në renditjen botërore.
