Ndeshjet e javës së 13 në Kategorinë Superiore, janë mbyllur sot me dy sfidat e fundit në Korçë dhe Shkodër. Rezultatet që kanë prodhuar këto sfida, japin një tablo pak më të qartë të ndarjes së luftës së ekipeve në pjesë të ndryshme të tabelës.
Egnatia dhe Partizani vazhdojnë në kryesim, por tashmë Tirana ka përfituar nga barazimi mes tyre për të shkurtuar në 6 pikë diferencën që ka, teksa mban vendin e tretë. Skënderbeu sot u ngjit në vendin e katërt me fitoren ndaj Teutës.
Ndërkaq, ka shumë luftë më poshtë pasi Erzeni i parafundit me Laçin e vendit të pestë ndahen nga vetëm nga 3 pikë të cilat përfshijnë 5 skuadra. Një pikë më pak se Erzeni ndërkohë, por edhe me një ndeshje më pak të luajtur ka Teuta e cila mban vendin e fundit në renditje.