Faza e katërt dhe e fundit e Abissnet Superiores ka nisur. Sot u mbyll java 28, ndërsa me 3 pikë dolën Elbasani, Tirana dhe Teuta.

Elbasani mposhti Flamurtarin, Tirana ia doli ndaj Bylisit dhe Teuta triumfoi kundër Dinamos. Vora dhe Partizani ndanë pikët, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe Egnatia me Vllazninë.

Tashmë Vllaznia kryeson me po aq pikë sa Elbasani. Egnatia ndërkohë ndjek me 2 pikë më pak. Partizani është po ashtu pjesë e zonës “Final Four”. Të kuqtë regjistrojnë 4 pikë më shumë se Dinamo dhe 6 pikë më tepër se Teuta.

Durrsakët ndezin sërish garën për “Final Four”, duke qenë kjo distancë. Më pas është gara për mbijetesë.

Nga Bylisi i vendit të shtatë të Flamurtari i vendit të fundit, diferenca është vetëm 3 pikë. Vora regjistron po aq pikë sa Bylisi, ndërsa Tirana është me pikë të barabarta me Flamurtarin.

RENDITJA E ABISSNET SUPERIORE PAS 28 JAVËSH

Screenshot 2026-03-15 200533

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb