Sot janë luajtur 3 ndeshje të vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Tirana dhe Skënderbeu korrën fitore respektivisht përballë Bylisit dhe Teutës. Në anën tjetër Partizani dhe Dinamo e mbyllën në barazim.

Tirana dhe Skënderbeu fituan duke e dërguar në 5 pikë diferencën, nga Bylisi i vendit të gjashtë te korçarët që mbyllin renditjen.

Në anën tjetër barazimi mes Dinamos dhe Partizanit, i jep një asist Vllaznisë ose Egnatias. Kjo pasi nëse njëra prej tyre fiton nesër në “Loro Boriçi”, Superiorja do të ketë një kryesues të ri.

RENDITJA PËR JAVËN  E 22-TË TË SUPERIORES

Screenshot 2025-01-25 201006

Ndeshjet që do luhen nesër:

Elbasani-Laçi dhe Vllaznia-Egnatia

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb