Numri i të vdekurve pas tërmetit katastrofik që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është rritur në të paktën 15,383, sipas autoriteteve.

Numri i vdekjeve në Turqi u rrit me më shumë se 3,000 brenda pak orësh dhe tani është në 12,391, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është të paktën 2,992, duke përfshirë 1,730 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”, si dhe 1,262 vdekje shtesë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas për mediat shtetërore siriane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb