Rëndohet bilanci i viktimave për masakrën e ndodhur sot në Bondi Beach, në Sydney.

BBC raporton se edhe 5 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në 16 numrin e viktimave.

Aktualisht nuk është e qartë nëse bilanci i përditësuar i viktimave përfshin ndonjërin nga personat e armatosur, pasi më herët, policia kishte konfirmuar se një nga sulmuesit e dyshuar ishte vrarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Raportohet se katër fëmijë janë transferuar në spital pas sulmit, duke shtuar se disa prej tyre janë lënduar “shumë rëndë”.

Policia e Uellsit të Ri Jugor konfirmoi se rreth 40 të tjerë mbeten të shtruar në spital pas të shtënave të së dielës në plazhin Bondi. Autoritetet thanë se më shumë informacion do të bëhet publik në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb