Aeroporti i Brukselit u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të planifikuara të nisen prej tij nesër.
Problemet me sistemin e regjistrimit për shkak të një sulmi kibernetik që ndodhi pardje, të premten, nuk janë zgjidhur, u njoftua nga kompania që siguron funksionimin e aeroportit.
Një zëdhënës i aeroportit tha se Collins Aerospace, ofruesi i sistemit të regjistrimit dhe kontrollit të pasagjerëve, ende nuk ka ofruar një version të sigurt të përditësuar të softuerit që është i nevojshëm për të rivendosur plotësisht funksionimin e aeroportit.
