Në letër, nëse i referohemi statistikave, vlerave të lojtarëve në treg dhe elementëve të tjerë, Polonia shihet si favorite absolute në këtë takim, por statistikat janë bërë për t’u thyer, për këtë arsye të gjithë në radhët e Shqipërisë besojnë.
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Transfermarkt’, diferenca në vlerat e tregut të lojtarëve është e dukshme dhe në disa raste, e thellë. Në krye të renditjes si lojtari më i shtrenjtë mes dy përfaqësueseve qëndron mbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiwior, me një vlerë prej 27 milionë eurosh. Pas tij, lista dominohet sërish nga lojtarë të përfaqësueses polake. Matty Cash renditet i dyti me 22 milionë euro, ndërsa Nicola Zaleëski mban vendin e tretë me 20 milionë euro.
Në anën tjetër, përfaqësuesja kuqezi hyn në këtë listë me më pak emra. Anis Mehmeti dhe Kristjan Asllani janë dy lojtarët më të vlerësuar të Shqipërisë, me përkatësisht 14 dhe 13 milionë euro. Lista mbyllet me Ernest Muçin, një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar, i cili vlerësohet me 11 milionë euro.
Bie në sy rënia e vlerës së Robert Lewandowskit. Aktualisht kartoni i sulmuesit të Barcelonës vlerësohet me 8 milionë euro.
