I gjithë Qarku Dibër përfshirë edhe bashkinë e Dibrës ka një rënie të ndjeshme të lindjeve vitet e fundit. Mjeku Obstetërgjinekolog pranë Spitalit Rajonal Dibër, Bajram Balliu thotë se krahasuar me vitin 2022 në maternitetin e këtij spitali kanë lindur 16.2% më pak fëmijë në vitin 2023. Po ashtu, numër i vogël lindjesh krahasuar me popullsinë janë regjistruar edhe në gjashtë javët e para të këtij viti, ku deri tani ka patur vetëm 65 lindje.

Nga ana tjetër, mjeku Bajram Balliu thotë se shkaqet janë të ndryshme por kryesore mbetet largimi masiv i rinisë jashtë vendit.
Një tjetër arsye që step të rinjtë të kenë më shumë se 2 fëmijë, është edhe pamundësia ekonomike për t’i rritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: