Francesco Moreiro nuk është më trajner i Laçit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kurbinas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Laçi falenderon përzemërsisht Mister @moriero_official për bashkëpunimin në sezonin e shkuar duke i uruar teknikut italian suksese në vazhdim!”, shkruan klubi.

Moreiro drejtoi ekipin për 31 ndeshje. Laçi do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin që vjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb