Meghan Trainor ka befasuar fansat me një transformim të jashtëzakonshëm fizik, duke tërhequr vëmendjen në gala-në Baby2Baby 2025 që u mbajt në Los Angeles të shtunën mbrëma.
Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “All About That Bass” shkëlqeu me një fustan të bardhë pa rripa nga Alin Le Kal, të kombinuar me doreza elegante deri në bërryl dhe një gjerdan me diamante, duke i dhënë pamjes së saj një stil të vërtetë princeshe.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ndryshimi i saj fizik, që la shumë fansa pa fjalë në rrjetet sociale.
“Kush është kjo? Seriozisht,” shkroi një ndjekës në X, ndërsa një tjetër shtoi me humor: “Meghan shkoi te trajneri.”

Ndërkohë, pati edhe komente kritike, me disa që i kujtuan këngëtares mesazhin e dikurshëm për pranimin e trupit:
“E njëjta grua që tha ‘nuk do të jem një Barbie me silikon’,” – shkroi një përdorues në X.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Meghan Trainor tregoi se është në formën më të mirë të viteve të fundit.




