Për kryeministrin italian, Matteo Renzi, stabiliteti është më i rëndësishëm se sa rregullat, në një deklaratë të bërë sot në mbledhjen jozyrtare të 27 vendeve anëtare të BE-së
“Stabiliteti është më i rëndësishëm dhe ajo e fëmijëve tanë vjen e para, se sa rregullat”, deklaroi Renzi.
“Të kuptohemi, rregullat evropiane, Italia po i respekton. Vendet e tjera jo, sepse janë rregullat e deficitit por edhe ato mbi tepricat që Gjermania nuk i respekton”, theksoi kryeministri italian.
“Nëse rregullat vlejnë, ato duhet të vlejnë për të gjithë”, vazhdon Renzi.
“Objektivi i kësaj mbledhje është e ardhmja e Evropës, por që nuk mund të bëhetë vetëm nga rregullat”, tha ai.
Një tjetër dosie e rëndësishme që ndan 27 vendet, që dje Juncker i kritikoi është çështja e migracionit, që Italia kërkon më shumë bashkëpunim nga Brukseli.
(d.d/BalkanWeb)
