SHBA

Një tjetër reper i famshëm amerikan është kapur me lëndë narkotike. Këtë herë pas Dolla Sign, reperi Lil Pump i njohur si autor i hitit ‘Gucci Gang’ është arrestuar.

Sipas TMZ-së, fluturimi i tij për në Los Angelos është ndërprerë menjëherë nga agjentët e TSA-së, zbuluan drogë në valixhet e tij.

Pas gjetjes së drogës në valixhet e tij, policia zbriti ekuipazhin e tij nga avioni dhe arrestoi reperin.  Si pasojë e gjithë kësaj situate, fluturimi u vonua për një orë.

Lil Pump
 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: