Deputetja e PS Elisa Spiropali, ka pasur dje një “përplasje” në distancë me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla mbi mungesën e saj në seancën parlamentare për dhënien e autorizimit apo jo SPAK-ut për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i PD Sali Berisha, në një kofnerencë për shtyp nga selia blu ka deklaruar se kërkesa e Spiropalit për debat të hapur mbi “Lubinë” është të kërkosh “qiqra në hell në shpellën e mafias”.

“Komenti im është kështu, Eliza kërkon qiqra në hell. Kërkon debat të hapur në shpellën e mafias, për Lubinë dhe ia kërkon Taos debatin. Kur e di që Skënderbuçi i saj është kryekëput Lubia me pantallona”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb