Një qytet që shtrihet në dy kontinente. Një eksperiencë në Stamboll, duket të jetë mbresëlënëse. Ky qytet është një nga metropolet më të mëdha në botë. Me një histori të gjatë bashkangjitur, panoramë të mrekullueshme lë përshtypje për këdo edhe për vizitorin më të lodhur nga monumentet, me dinamizmin, diversitetin dhe hapësirën e dyfishtë të kontinentit me afro 14 milionë banorë.

Përveç të tjerave, siguria, si një faktor kryesor për vendasit dhe jo vetëm, edhe për mijra turistë që vizitojnë çdo ditë këtë metropol, ofron garanci të admirueshme. Teksa udhëtojmë në Stamboll vihen re kontrolle të imtësishme në sheshet, qendrat tregtare si dhe xhamitë.

Ndërsa ekzistojnë dhjetra site në internet, ku me një klik ju mund të njiheni me destinacione të mrekullueshme udhëtim drejt Turqisë, sot, Stambolli është ai që dallon për larminë kulturore.

Por cilat janë objektet dhe vendet që s”mund ti lëmë kurrsesi pa vizituar, përgjatë turit tonë në këtë qytet shumë dimensional ?

Si një nga mrekullitë e botës islame “Xhamia Blu” tashmë në rikonstruksion, e cila ndodhet në zonën kryesore të qytetit, nuk i shpëtoi kuriozitetit tonë. Eshtë një ndër monumentet  tërheqëse të Stambollit, që ju duhet ta vizitoni kur shkelni për herë të parë këtë qytet magjik.

Nga xhamitë më të mëdha nga mbi 3000 xhamitë e Stambollit ajo e Sulltanit, që ka mbajtur fronin më gjatë në perandorinë Osmane është xhamia që mban emrin e tij, Sulejmanije. Me qindra turistë vërshonin në radhë të gjata për të fiksuar në aparatë fotografikë dhe memorie, këtë kryevepër arkitekturore.

Pallati Topkapi i vendosur në një nga muret që rrethojnë Stambollin, ishte një tjetër atraksion historik për të njohur vendin ku banonte një prej sulltanëve të perandorisë Osmane. Selia kryesore e administratës së Perandorisë Osmane në vitet 1456-1853 u ndërtua në kohën e sultan Mehmed II.

Ky është një nga pazaret më të vjetër dhe më të mëdhenj në botë. Pazari i madh i Stambollit është një labirinth, me 4000 dyqane, 21 porta hyrese dhe  66 rrugë që të çojnë në stendat ku gjenden shumëllojshmëri artikujsh.

Udhëtimi ynë vijon të bëhet edhe më tërheqës kur para nesh shfaqet Bazilika Cisternë, e gjatë 146 metra, e gjerë 65 metra dhe përfshin nje sipërfaqe prej 9.800 metra, me 336 kolona. Në kohën e Bizantit  kjo cisternë nëntokësore e ka furnizuar Konstantinopolin me ujë.

Deri tani rrëfyem mbi çka pamë, por Turqia dallohet edhe për shijen, për kuzhinën e saj, trashëgimi e asaj otomane një nga më të famshmet kuzhina në botë. Fryt i përzierjes së traditave kulinare të territoreve, pjesë e Perandorisë Osmane kjo kuzhinë për ne shqiptarët nuk është e panjohur.

Imagjinoni se ç’mund të thuhet për një megaqytet si Stambolli, kur viziton shumësinë e restoranteve që ofrojnë kuzhinën rajonale në Stamboll, ka mundësi të shijoni praktikisht të gjitha specialitetet e Turqisë.

Më të mirën e vet, kuzhina turke e ka tek ëmbëlsirat, shumë prej të cilave vijnë nga Lindja e Mesme.

Ndërsa jo pak e panjohur është shija e kafesë turke, pjese e listës se trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Ndersa rituali i kafesë turke nuk mund te jete i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum.

Kështu pra, sot, Stambolli mbetet qyteti dinamik tërheqës si për biznesmenët, ashtu edhe për turistët!

Ky udhëtim, me një axhendë të ngjeshur, për të lënë edhe më shumë mbresa do të na gjente në mbrëmje mbi kroçerë për të shijuar një pamje të mahnitëshme, atë të Urës së Bosforit, urës së famshme që lidh dy kontinentet Evropën me Azinë. Mes argëtimit dhe një atmosfere tipike, ne ju percjellim përshtypjet që morëm prej aty. Një panoramë e rrallë që ia kalon çdo imagjinate.

Ekzistojne dhe të tjera atraksione, që ju japin mundësi të shtrini në kohë imagjinatën tuaj, por ajo që i shton edhe më shumë dimensione vizitës suaj turistike është një udhëtim komod dhe i sigurt.

Linja ajrore Turkish Airlines me një super avion, ndër më të mëdhenjtë sugjeron 303 destinacione në mbarë botën. Themeluar në vitin 1933, sot ofron fluturimet më të lira dhe më të sigurta. Zv.Presidenti i shitjeve për rajonin e Europës jugore Mahmut Yayla (Jayla) thotë se kompania Turkish Airlines ka një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe avionëve nga viti në vit.

Në vitin 2003 kishim 162 avionë, ndërsa në vitin 2017 ky numër është rritur në 517 të tillë. Pra mund të shikoni një rritje të madhe të numrit të avionëve në Turqi. Nëse shikojmë numrin e pasagjerëve në vitin 2003 ishin 30 milion, ndërsa gjatë vitit të kaluar ishin 138 milion pasagjerë. Në vitin 2003 numri i aeroporteve në Turqi ishte 26, ndërsa për vitin 2017 ky numër shkoi në 55 aeroporte. Numri i turistëve në Turqi është rritur ndjeshëm, krahasuar me vitin 1995. Parashikimet për vitin 2023 janë që të kemi një numër pasagjerësh prej 240 milion. Këtë vit, ne jemi në top dhjetëshen e vendeve, me numrin më të madh të pasagjerëve.

  1. Jayla flet edhe për aeroportin e ri i cili do të hapet në fund të muajit Tetor me një kapacitet pasagjerësh prej 200 milion.

Siç e dini, në fund të tetorit do të hapim aeroportin tonë të ri të Stambollit. Faza e parë do të lançohet në Tetor. Aktualisht, 80 përqind e punës për aeroportin e ri ka përfunduar. Në fund të të gjitha fazave do të kemi një kapacitet prej 200 milion pasagjerësh në këtë aeroport. Do të jetë aeroporti numër 1 në botë. Stambolli është një vend tranzit i natyrshëm, nga ku mund të shkohet në mbi 60 kryeqytete botërore. Ne si Turkish Airlines nuk përdorim emërtimin pasagjerë, por mysafirë. Për vitin e ardhshëm planifikojmë destinacione të reja si: Puerto Riko, Majemi, Taipe, Toronto. Ne kemi porositur 170 avionë të rinj të modeleve më të mira. Sipas shifrave zyrtare, Kompania Turkish Airlines ka 14 fluturime në javë në Shqipëri, me nga dy fluturime në ditë. Gjithashtu, numri i pasagjerëve që vijnë nga Turqia për në Tiranë shkon në 86.224, ndërsa numri i pasagjerëve nga Tiarna për në Turqi shkon në 83.039 pasagjerë.

I pyetur nga News 24 në lidhje me sigurinë dhe komoditetin që ofron kjo kompani për pasagjerët, zv.presidenti i shitjeve për rajonin e europës jugore thotë:

Sipas Skaitraks, pasagjerët kanë dhënë pikë maskimale, sa i përket sigurisë, shërbimit.Sipas tyre, Turkish Airlines është linja më e mirë në Europë. Pra nuk jemi ne që e themi këtë, por e thotë Skaitreks dhe klientët.

Gjatë vizitës tone, ne patëm mundësi të asistonim në ambientet e brendshme të Akademisë së trajnimit të pilotëve, stjuardëve, si dhe manovrat që mund të bëhen në rast ulje emergjente, deri tek zyrat qëndrore të kompanisë Turkish Airlines në Stamboll. Piloti i njërit prej avionëve të Turkish Airlines, na tregon eksperiencën e tij në trajnimet që kryhen në këtë kompani.

Pershendetje si quheni?

Quhem Levent, kapiteni i avionit. Punoj për Turkish Airlines. Që nga viti 2005 dhe fluturoj me këtë tip avioni prej më shumë se katër vitesh

Cfarë mund të na thoni rreth trajnimit këtu?

Trajnimi këtu  ka të bëjë me situatat anormale. Këtu mësohet sesi duhet vepruar në të tilla situata. Cdo gjashtë muaj bëjmë një trajnim simulues. Një sesion zgjat katër orë. Cdo gjashtë muaj bëjmë nga katër orë trajnim.  Ky trajnim ka të bëjë me fluturimet normale, por edhe për situata anormale. Për shembull nëse kemi një rast zjarri në motor. Trajnimi bëhet në përputhje me axhendën tonë. Një trajnim për shembull ka të bëjë me shikueshmërinë. Sesi mund ta ulim avion në pistë edhe kur kemi problem shikueshmërie, për shkak të motit veçanërisht në periudhën e dimrit

A është e rrezikshme për ju?

Gjatë praktikës nuk është e rrezikshme, po në jetën reale mund të jetë.

A mund të përmendni disa raste rrezikshmërie për shembull, gjatë fluturimit ?

Për shkak të kushteve atmosferike, ndonjëherë fluturimi bëhet i vështirë. Për shembull pata një rast në aeroportin e Heathroë në londër, për shkak të shikueshmërisë si pasojë e motit të keq. Ne trajnohemi që gjërat të bëhen më të lehta.

Në ikje shumë gjëra na mbetën në mendje dhe për shumë të tjera do donim të shuanim kuriozitetin.Në pritje për tu kthyer, në aeroportin Ataturk, përcjellja drejt Shqipërisë ishte një akomodim perfekt, në ambientin Bussines Lounge të Turkish Airlines. Një mundësi çlodhjeje, qetësie dhe argëtimi gjithashtu ku mund të gjeje nga shijimi i ushqimeve deri tek ndjekja e një filmi në kinema. Pjesë e akomodimit ne bussness lounge janë ata pasagjerë që janë të pajisur me një biletë në klasin e biznesit dhe ata që janë klas antarësimi në Elit ose Elit Plus.

Nuk na mbëhet të largohemi nga qyteti që përmbush të gjitha dëshirat e botës,qytet I kontrasteve dhe vlerave tradicionale.Për pak ditë u kthze në qztetin tonë të ëndrrave.Qytet I perandorëve,sulltanëve,poetëve,udhëtarëve,artistëve…Kur me avionin e rehtashëm të Turkish Airlines prekim qiellin pa re të Stambollit,poshtë shikojmë lojën e përjetshme të flirtit mes dz kontinentëve.Këtu frymëmarrja e qytetërimit të vjetër dhe të ri digjen nga dëshira për të ardhmen.Një vizitë e shkurtër ndoshta nuk na lejoi që të zbulonim të gjitha sekretet e margaritarit të Bosforit.Çdoherë mbetet diçka…deri në vizitën e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb