Gazetari Artan Hoxha iu është bashkuar reagimeve në lidhje me situatën që po ndodh pranë televizionit News24, ku policia ka zbarkuar dhe ka bllokuar në mënyrë të paprecedentë godinën.

Përmes një mesazhi, Hoxha thekson se siç duket planet e qeverisë ishin lënë për t’u ekzekutuar pas fushatës elektorale.

Ai theksoi se Rama po jep mesazhin e tij, duke nënkuptuar faktin se ‘s’keni parë gjë akoma’.

REAGIMI
Policia prej orës 07:00 rrethon ambjentet e televizionit më të madh informativ në vend News24, si dhe redaksitë e Balkanweb, gazetës Panorama e Gazeta Shqiptare duke bllokuar hyrjen e gazetarëve në redaksi.
Policia kërkon lirimin e ambienteve ku ndodhet
Tv News24 dhe largimin e gazetarëve prej aty.
Ky veprim ishte paralajmëruar prej afro një viti, por fushata elektorale duket se e shtyu ekzekutimin e tij nga qeveria.
E ka thënë me kohë udhëheqësi:
“Dale se nuk keni parë gjë akoma”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: