Seanca plenare në Kuvend është në një kaos total, me opozitën që ka bllokuar foltoren ndërkohë që socialistët votojnë projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, duke tejkaluar pikën për diskutime.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka pasur edhe një përplasje me socialistët, i mbështetur nga deputetë të tjerë demokratë, pasi tentoi t’u merrte kartonat, por janë penguar nga punonjësit e Gardës së Republikës.
Në pamje shihet Noka dhe Belind Këlliçi, të cilët të vendosur pranë foltores thërrasin “Republika Gysit”, “Republika Ronit”, “Ju jeni dele”.
