Teksa vendi ynë po përballet me ulje të temperaturave, në qarkun e Korçës vijojnë reshjet e shiut.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se reshjet kane qenë në formë dëborë në kuotën +1250 m. Ndërkohë në rrugën e Dardhës trashësia e borës varion nga 7cm -10 cm, ndërsa temperaturat shkojnë deri në – 7 grade.

Po ashtu mësohet se në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, ndërkohë që rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: