Rikthehen reshjet e borës edhe në qarkun e  Korçës.

Prefektura njofton se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa situatë e ngjashme është edhe me rrugët.

Në akset Korçë–Ersekë dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras, gjatë natës ka pasur reshje bore. Në këto akse rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

 

Sa i përket doganës së Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve por me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.

Njoftimi:

Prefektura Qarku Korçë informon mbi situatën e furnizimit me energji elektrike dhe gjendjen e akseve rrugore në qark, si më poshtë:
Situata e energjisë elektrike
OSSHE – Dispeçeria Rajonale Korçë raporton se aktualisht janë pa energji elektrike këto zona:
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji, rreth 500 abonentë ruralë në zonat Trebinjë dhe Bishnicë.
Fideri 8 Rehovë NST Ersekë, pa energji zona Rehovë 40 abonentë.
Fideri Vithkuq NST Rehovë, pa energji zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.
Fideri 9 NST Lozhan pa energji zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.
Fideri 4 NST Mollas pa energji zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.
Fideri 22 NST Korçë pa energji 3 abonentë privatë dhe antena në Cardhak (Stefani).
Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë pa energji 2 abonentë në zonën Gërmenj.
Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë, pa energji zona Dardhë 140 abonentë.
Fideri 3 NST Ersekë pa energji.
Ekipet e OSSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Situata e akseve rrugore:
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton se:
Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.
Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal.
Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, reshjet e borës janë të shoqëruara me erë të fortë. Në segmentin e Dardhës, trashësia e borës arrin në disa vënde mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen, këshillohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
Në akset Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore dhe vijon puna për pastrimin dhe kriposjen.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb