KORÇA

Korça është ‘zgjuar’ këtë të enjte nën rreshjet e shiut dhe borës. Këto të fundit kanë qenë prezentë në rrethinat kryesisht Dardhë, Vithkuq e Voskopojë që s’kanë krijuar probleme.

Momentalisht sa i përket akseve probleme ka vetëm në Boboshticë-Dardhë nga kilometri i 7 deri tek 13 pasi rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se gjendja e të gjitha akseve të tjera është e mirë, kurse në Njësinë Administrative ka pasur probleme me energjinë elektrike, por OSHEE ka nxjerrë grupet e punës për elelminimin e defekteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb