TIRANE

Përkeqësimi i motit dhe rënia e papritur e temperaturave e shoqëruar me reshje të vazhdueshme dëborë, ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge. Ndaj edhe ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhqë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopoje ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00.

Po punohet per mirëmbajtjen dimërore.

Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.”-njofton ARRSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb