Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës, duke rritur rrezikun që ato të dalin jashtë shtratit.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se në terren janë angazhuar forca të shtuara për monitorimin e situatës, ndërsa strukturat përkatëse ndodhen në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.

Banorëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë lumenjve, u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Sipas institucioneve përgjegjëse, deri në këto momente Bashkia e Pogradecit mbetet zona më problematike sa i përket ndikimit të motit të keq.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb