Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë prej disa orësh qytetin e Durrësit dhe pjesën më të madhe të vendit kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Situata paraqitet problematike në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë rrugën “Taulantia”, rrugën “Mars 91”, paralelen me portin e Durrësit, zonën pranë stadiumit në lagjen 18, rrugën afër shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16, si dhe në zonën e Shkozetit.
Si pasojë, lëvizja e mjeteve është e vështirësuar, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.
