Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të vështirë sidomos në veri të vendit.

Gazetari Enver Doçi raporton për News24 se si pasojë e motit të keq janë bllokuar Rruga e Arbrit dhe by pass-i në qafën e Murrizit.

Raportohet gjithashtu se është krijuar radhë e gjatë automjetesh të cilat kanë mbetur të bllokuara.

“Ata që janë nisur nga Dibra në Tiranë dhe e anasjellta janë të bllokuar. Ka të moshuar, fëmijë dhe të sëmurë të cilët ishin nisur drejt spitalit të Tiranës. Po punohet me një borëpastruese por është shumë e vështirë puna pasi by pass-i është shumë i ngushë. Ka edhe makina të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë të bllokuara”, raporton Doçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb