Në Qarkun Korçë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë filluar reshje shiu dhe bore, me intensitet të ndryshëm, duke shkaktuar problematika në disa zona.

Bashkia Kolonjë:
Prej orës 03:30 kanë filluar reshje bore me intervale.
Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal; borëpastrueset janë në terren.
Në vendin e quajtur Gropat e Gëlqeres (rreth 5 km nga Erseka, aksi Ersekë–Leskovik) ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës; është vendosur sinjalistika dhe ka shërbim policie.
Shërbimet e Rendit po këshillojnë drejtuesit e mjeteve për lëvizje me kujdes.
Hidrovori Tushemisht
Vijon puna me 3 pompa (1 pompë jashtë funksionit).
Niveli i ujit është i lartë, por situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.

Bashkia Maliq:
Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në disa pika të argjinaturës në Sheqeras.
Në Dunavec niveli është në maksimum, por nuk ka dalje nga shtrati.
Në aksin Maliq–Lozhan (Senisht) pati bllokim gjatë natës, u pastrua, por ka batisje dhe rrezik për trupin e rrugës.
Në Mesmal rrëshqitje dherash me bllokim të rrugës.
Në Lozhan i Lartë ka rënie gurësh.
Aktivizim i rrëshqitjes në Kakaç.
Rezervuarët nën monitorim; është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot pasi arriti kuotën maksimale.
Kanë filluar reshje bore rreth 2 cm.

Bashkia Korçë:
Rruga për në Denas mbetet problematike nga situata e mëparshme, por niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Bashkia Devoll:
Situata më e rënduar në njësinë Proger (fshatrat Proger, Maqurisht, Cangonj, Shyec) për shkak të rritjes së prurjeve.

Bashkia Pogradec:
Nj.A. Dardhas: rruga për në fshat e pakalueshme; mungesë e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e njësisë; rrëshqitje rruge në Grunjaz.
Probleme në lumin Rëmenj dhe Verdovë, veçanërisht në zonën e unazës së qytetit ku qarkullimi është kufizuar në një kalim.
Nj.A. Çërravë: lumi i fshatit ka fryrje të madhe, pa dëme të raportuara.

Ka rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në fshatra të Nj.A. Proptisht; po merren masa për hapjen e tyre.
Reshjet e shiut po kalojnë në formë llohe/bore në zonë.

Akset rrugore (ARRSH):

Në akset Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik kanë filluar reshje bore; po punohet për pastrim dhe kriposje.
Në Maliq–Kufi Gramsh reshje shiu me rënie gurësh e inertesh; po kryhet pastrim.
Aksi Korçë–Voskopojë është pastruar dhe kriposur; qarkullimi normal.
Boboshticë–Dardhë: reshje bore, mjetet në punë për pastrim dhe kriposje.
Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë: reshje shiu me intensitet të ulët, pa probleme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb