Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët kryesisht në qendër nga orët e mesditës, ndërsa zona perëndimore dhe jugore parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpashershme.

Reshje bore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet e larta malore.

Era ka fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb