Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një bilanc të situatës në terren sa i takon gjendjes së rrugëve.

NJOFTIMI I ARRSH
Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu 🌧️pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht✔️
🌨️Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren 🦺me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:
🚜Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮
#ARRSH #MIE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: