KORÇA

Qarku i Korçës është ndër më të prekurit nga moti i keq i ditëve të fundit teksa dëbora vijon të jetë prezentë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë në Dardhas, Trebinjë dhe Velçan. Ndërkohë në këto dy të fundit ka dhe mungesë energjie, por OSHEE po punon për ta rikthyer.

Në Voskopojë, Qafë e Qarrit dhe Dardhë trashësia e dëborës varion nga 5 centimetër në 25 centimetër.
Ndërkohë në Qafë Thanë dhe Qafë Pllocë qarkullimi vijon normalisht pa zinxhirë, teksa tek kjo e fundit gjatë natës pati një bllokim për rreth 1 orë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb