Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, çka ka sjellë grumbullimin e sasive të mëdha të ujit mbi rrugën nacionale që lidh Laçin me Milotin.

Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është paralizuar, ndërsa vargu i makinave shtrihet për disa kilometra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë situatën, por kalimi i mjeteve është i pamundur, pasi në disa pjesë të rrugës niveli i ujit arrin mbi një metër.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e policisë deri në përmirësimin e situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb