Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë gjithë natës kanë bërë që rruga nacionale nga Qafa e Buallit në drejtim të Peshkopisë, të mbulohet nga gurët e mëdhenj. Segmenti më problematik është ai pranë varrezave të Bulqizës ku vazhdimisht ka rënie të gurëve.

Ky segment është pjesë e rrugës së Arbrit i hapur dhjetë vite më parë. Drejtuesit e mjeteve janë përballur me rënien e vazhdueshme të gurëve, duke rrezikuar jetën teksa udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë. Shumë prej tyre ndalin makinat dhe i heqin vetë gurët nga rruga. Ata shprehen se kjo rrugë nuk mirëmbahet ashtu siç duhet dhe ju rrezikohet jeta sa herë kalojnë në të.

Rrebeshet e shiut kanë krijuar probleme edhe në zona të tjera të qarkut Dibër duke bllokuar rrugë e rrjet të furnizimit me energji elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb