Reshjet e shiut kanë shkaktuar situatë kritike në Tepelenë. Gazetarja Brikena Metaj raporton se si pasojë është bllokuar rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.

Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Si rjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendgjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb