TIRANE- Reshjet e dëborës të rëna javët e fundit, kryesisht në veri dhe verilindje tw vendit kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 285.53 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 326 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 172.60 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 250 m3/s. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.20 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 305 m3/sek ujë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: